I riu gjerman Sebastian Vettel që u deturua të kënaqej vetem me një vend të tretë në garën e djeshme të Spanjës, e ka cilësuar fundjavën si të “tmerrshme”.
“Kisha shumë vështirësi që nga nisja kur nuk arrita të kaloja Webber por më vonë nuk kisha shpejtësine e mjaftueshme për ta ndjekur. Mark sot ishte shumë i shpejtë dhe shume gjëra shkuan keq për mua”, thekson Vettel.
Më tej ai kritikon edhe strategjinë e skuderisë. “Hyra shumë shpejt në pit stop dhe humba kohë. Makina po ecte mjaft mire, por sa herë afrohesha me Hamilton nuk kisha fuqi. Gjatë 10 ditëve të fundit isha me fat sepse edhe mund të mos e kisha mbyllur garën. Vendi i tretë nuk është keq, por në total ishte një garë e tmerrshme”, përfundon piloti gjerman.
Top Channel