Shkelmi ndaj Balotelli-t, 4 ndeshje dënim për Totti-n
10/05/2010 13:15
Për gjestin e shëmtuar gjatë finales së Kupës së Italisë, Francesco Totti është denuar me 4 ndeshje pezullim.
Sulmuesi i Romës goditi me shkelm sulmuesin e Interit, Mario Balotelli, duke ngjallur shumë polemika në Itali, madje deri në nivelet e larta shtetërore.
Me nga një ndeshje janë pezulluar edhe vetë Balotelli e mbrojtësi Christian Chivu, i cili provokoi tifozët vendas gjatë festës zikaltër që u kurorëzua me ngritjen e kupës në qiellin e Romës.
Top Channel