Hamdi Salihi rikthehet te goli në ndeshjen e djeshme të fituar 4-1 nda Shturmit të Gracit, ku më në fund trajneri Peter Pakult kishte vendosur ta aktivizonte mes titullarëve.
Bomberi shqiptar realizoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 45-të, i cili është edhe i 14-ti për në këtë sezon, që e bën të renditet i pesti në tabelën e golashëneusve më të mirë në Austri edhe pse nuk është aktivizuar shumë në gjysmën e dytë të sezonit.
Edmond Kapllani e vulos me një gol aventurën 6-mujore në radhët e Tus Koblenz, për të cilën luajti pjesën e dytë të sezonit, i huazuar nga Augsburgu. Sulmuesi durrsak realizoi golin e avantazhit në minutën e 25-të në barazimin 1-1 në transfertë të Tus Koblenz me FSV Frankfurt të Jurgen Gjasulës në javën mbyllëse të Bundesligës 2. Për Kapllanin, i cili tashmë duhet të rikthehet tek Augsburgu, ky ishte goli i pestë me fanellën e Tus Koblenz.
Kapllani u zëvendësua nga kosovari Shqipran Skeraj në të 86. Një lamtumirë e bukur dhe e shoqëruar me lot. Te Tus Koblenz, i cili bie kështu nga kategoria, luan edhe Ervin Skela. Kontrata e mesfushorit shqiptar nuk ka ndërmend të zbresë me këtë ekip në Ligën III, kështu që do të jetë i detyruar të kërkojnë një tjetër skuadër.
Top Channel