Rama: Rezistencë deri në fund
10/05/2010 13:20
“Do të rezistojmë për t’i dhënë Shqipërisë ato standarde që meriton dhe për të cliruar nga makthi ata persona që janë të detyruar t’i nënshtrohen pushtetit”. Kështu ka deklaruar, kryetari i opozitës Edi Rama pas vizitës që i bëri grevistëve, të cilët ndodhen në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’.
Duke e quajtur grevën madhështore, Rama theksoi se cinizmi fashist me këtë cilën po protesta me pushtetin, nuk ndihmon në zgjidhjen e arsyeshme, të domosdoshme të krizës që po thellohet cdo ditë e më shumë në vend.
“Ne do të rezistojmë dhe do të durojmë cdo dhimbje, cdo shpifje, cdo sasi balte që do të hidhet me urdhërin e pushtetit për të arritur atë që meritojmë”, u shpreh Rama.
Top Channel