Portugali, Benfika fiton titullin e 32-të

10/05/2010 13:30

Benfika ka festuar titullin e 23-të kampion në Portugali pasi zyrtarizoi dje në mbremje gjithcka.

Skuadra luzitane që këtë sezon ka ndërtuar një skuadër të shkëlqyer, nuk njohu kundërshtarë, madje i kaloi me lehtësi “armiqtë” e përjetshëm, Porto dhe Sporting Lisbonë.

Në përballjen e fundit, Benfika mundi 2-1 Rio Aven me një dopietë të paraguajanit Cardozo, duke e lënë 3 pikë pas Bragën e vendit të dytë. Ky është  titulli i 32-të kampion për skuadrën e “shqiponjave”.

Top Channel