Mourinho, në pankinë kundër Sienës
10/05/2010 17:00
Jose’ Mourinho do të gjykohet më 10 qershor nga Komisioni Disiplinor i Federatës Italiane të Futbollit.
Të dielën më 16 maj ai do të ktë mundësinë të ulet në pankinë në ndeshjen e fundit mes Interit dhe Sienës, pasi vendimi për një skualifikim të mundshëm të portugezit është shtyrë pas fundit të kampionatit.
Tekniku zikaltër do të gjykohet për frazat e tij mbi shpërblime të mundshme, edhe nga ana e Romës, për të nxitur Sienën të mund Interin.
Top Channel