Mediat spanjolle të sigurta: Mourinho tek Reali

10/05/2010 21:15

Shtypi spanjoll është i sigurtë: Jose’ Mourinho do të jetë trajneri i ardhshëm i Realit të Madridit.

“Mourinho nxitohet për tek Madridi”, kështu hapet “As”, sipas së cilës tekniku ka vendosur tashmë të lërë Interin.

Marca nënvizon se Mourinho ka zgjedhur hotelin Mirasierra Suites në Madrid për finalen e Champions, hotel ku shkojnë të kontaktuarit e Realit.

Ndërkohë “ABC” flet për shumat e mundshme të blerjes së tij që shkojnë deri në 50 milionë euro për 3 vjet.

Top Channel