Maradona: Nuk drogohem prej 6 vjetësh
10/05/2010 10:40
Diego Armando Maradona ka folur për të shkuarën e tij mes drogës dhe alkoolit, duke nxjerrë në pah krenarinë pasi ka theksuar se tashmë ka 6 vjet që nuk ka provuar me asgjë.
“10 ditë më parë festova 6 vjet pa drogë. Arrita t’ia dilja falë vajzave të mija, Dialma e Gianina. Pa ato nuk do t’ia kisha dalë sepse isha në një gjendje shumë të keqe”, shprehet trajneri i Argjentinës në një intervistë televizive.
Më tej ai vazhdoi tregimin rrënqethës gjatë momenteve kur po luftonte me vdekjen. “Kur ndodhesha në terapi intensive Gianinna më tërhiqte nga pizhamat dhe më kërkonte të jetoja për të. Më thoshte se isha babai i saj dhe se kishte nevojë për mua”, rrëfen Maradona detajet e vitit të vështirë 1994.
Top Channel