Gjobë 30 mijë euro për Juventusin

10/05/2010 21:20

Gjobë prej 30 mijë eurosh për Juventusin për lëshimin e gurëve dhe thirrjeve fyese.

Vendimi është marrë nga gjykatësi sportiv që ka dënuar klubin bardhezi pas ndeshjes së djeshme me Parmën që është ndërprerë për shkak të tymuesve dhe gurëve të hedhur ndaj sektorit të miqëve në fushë.

Gjobë prej 15 mijë eurosh edhe për Lazion dhe Napolin për koret fyese, ndërkohë që po për thirrjet jashtë etike është dënuar edhe Livorno me 10 mijë euro.

Interi do duhet të paguajë 5 mijë euro për hedhjen e gurëve.

Top Channel