Seria A, titulli mbetet për javën e fundit

09/05/2010 17:20

Titulli kampion për Serina A këtë sezon do të zgjidhet vetëm në javën e fundit të saj. Roma e Inter kanë fituar ndaj kundërshtarëve Kaljari e Kievo duke lënë të pandryshuar diferencën prej 2 pikësh mes vendit të parë dhe vendit të dytë, zikaltërit ngjiten në 79 pikëve, verdhekuqtë 77.

Në San Siro zikaltërit kanë fituar 4-3 ndaj Kievos. Ndeshja nis me dy autogola fillimisht Tiago Mota në minutën e 12 shënon në portën e Hulio Sezar duke kaluar në avantazh miqtë veronezë. Por ky avantazh zgjat vetëm 60 sekonda dhe për ironi të fatit shifrat barazohen po me një autogol, këtë herë Andrea Mantovani shënon në portën e tij.

Rezultati mbeti i pandryshuar deri në minutën e 34 kur Kambiaso kalon Interin në avantazh 2-1. tre minuta më vonë sulmuesi argjentinas Diego Milito trefishon rezultati. Pjesa e parë mbyllet 3-1 për skuadrën e Mourinjos.

Me nisjen e pjesës së dytë zikaltërit gjejnë golin e katërt me Balotelin, i cili shënon në minutën e 52 të takimit pas një asisti të marrë prej Maikon.8 minuta më vonë Kievo shënon golin e dytë me Granoken, gol ky që i jep zemër skuadrës mike e cila gjen sërish rrjetën në minutën e 75. 15 minutat në vazhdim nuk sollën ndryshim rezultati.

Në takimin e Romës në “Olimpico” Roma fiton me vështirësi ndaj Kaljarit 2-1. Miqtë ishullorë kaluan të parët në avantazh kur në minutën e 73 Lazari trondit romanistër si dhe shpresat e tyre për titullin kampion. Por verdhekuqtë nuk dorëzohen, në minutën e 79 kapiteni Toti barazon shifrat për të ardhur në minutën e 83 kur shënon edhe golin e avantazhit. Roma fiton 2-1 dhe mbetet në luftë për titull, që do të zgjidhet javën e ardhshme.

Ndërkohë në ndeshjet e tjera Juventusi vazhdon të zhgënjejë teksa janë mundur në Torino 3-2 nga Parma, Palermo dhe Sampdoria barazojnë 1-1 duke lënë për në javën e fundit përcaktimin e vendit të katërt të Serisë A. Po 1-1 mbyllen sfidat Bolonja-Katania dhe Fiorentina-Siena. Ndërkohë që Xhenoa ka mundur 1-0 Milanin, Lacio siguron Serinë A pasi fitores 2-1 në transfertë ndaj Livornos së rënë në Serinë B, Napoli mundi pastër Atalantën 2-0 dhe Udineze barazoi 3-3 me Barin.

Javën e ardhshme, që është edhe java e fundit e Serisë A përball Sienën me Interin dhe Kievon me Romën, sfida që do përcaktojnë edhe kampionen e re mes Interit dhe Romës, ndërsa sfidat mes Atalantës, së rënë tashmë në Serinë B, me Palermon dhe Sampdoria-Napoli përcaktojnë vendin e katërt, vend ky që do ndahet mes siçilianëve dhe dorianëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA