Kamëz, vret pa dashje shokun me kallashnikov

09/05/2010 08:35

Një 18 vjecar humbi jetën pasditen e djeshme në Kodër Kamëz.

Ai u qëllua për vdekje me arme zjarri nga shoku i tij në momentin kur katër të rinj ishin duke bërë foto me nje armë automatike kallashnikov. Viktima është Bledar Lusha.

Policia mbërriti në vendngjarje dhe ka ndaluar shtetasin Mersin Gjoka 19 vjec, i cili kishte në dorë armën kur ka ndodhur shkrepja e pavullnetshme. I shoqëruar në polici është edhe poseduesi i armës i cili është i zoti i banesës ku të rinjtë ishin duke luajtur me kallashnikovin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA