Formula 1, triumfon Veber

09/05/2010 16:05

Mark Veber me Red Bull ka triumfuar në garën për Çmimin e Madh të Spanjës, që ishte edhe gara e pestë sezonale.

Në vendin e dytë u rendit Fernando Alonso, në të tretin një tjetër Redbull, Sebastian Vetel, ndërsa vend i katërt shkoi për Mikael Shumaker me Mercedes. Kampioni i botës në fuqi, Xhenson Baton u mjaftua me vendin e pestë duke lënë pas tij ferraristin Felipe Masa.

Klasifikimi i përgjithshëm për pilotë udhëhiqet prej Xhenson Baton në kuotën e 70 pikëve i ndjekur nga Alonso 67 dhe Vetel me 60 pikë.

Formula 1 rikthehet sërish pas një javë me garën për Çmimin e Madh të Monakos.

Top Channel