Chelsea për herë të 4-ët Kampion i Anglisë

09/05/2010 20:55

Chelsea ka çuar në muzeun e saj titullin e katërt kampion, 3 nga të cilat nën drejtimit e manjatit rus, Roman Abramoviç.

Nën drejtimin e Carlo Ancelottit, Chelsea ka thyer hegjemoninë e Manchester United që ishte shumë pranë titullit të tretë radhazi në Premier League.

Tekniku 50 vjecar arrin të njëjtin sukses që arriti Mourinho disa vite më parë, në sezonin e parë me këtë skuadër arrin të shpallet kampion i Anglisë.

Ancelotti i cili bëhet trajneri i parë italian që fiton Premier League, titulli i 11 i fituar në karrierën e tij si trajner, tani ka mundësi të fitojë edhe FA Cup, pasi do të luajë në finalen e 15 majit me Portsmouthin.

Në javën e fundit të Premier League, blutë e londrës kanë shkatërruar 8-0 Uiganin në Stemford Bridge duke mos lënë asnjë vend për supriza.

3 golat e Drogbas, dopjeta e Anelka dhe golat e Lampard, Kalou dhe Ashley Cole e kanë shvleftësuar fitoren 4-0 të Man.Utd ndaj Stoke City. Me goleadën ndaj Uiganit, Chelsea thyen dhe rekordin e golave të shënuar në një sezon, me 103 të tillë, ndërsa Didier Drogba shpallet golashënuesi më i mirë i kampionatit me 29 gola.

FOTO GALERI
1/5
Chelsea rikthehet kampion

Top Channel