Tjetër grevist në spital

08/05/2010 21:10

Tjetër grevist përfundoi në spital për shkak të keqësimit të gjendjes shëndetësore të tij. Bëhet fjalë për një 30-vjecar i cili është i sëmurë kronik me Hepatitin B.

 

Dita e shtunë për grevistët e urisë në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ është shoqëruar me dërgimin në spital në total të pesë protestuesve.

Situata është renduar, kur në orën 08.30, një 29-vjecar nga Perrenjasi eshte transportuar menjehere ne spital, pas problemeve qe jane shfaqur ne stomak, duke e bere keshtu te pamundur qendrimin ne cadrat e greves se urise. Pak kohe me vone gjate paradites greva e urise eshte nderprere edhe nga nje grevist tjeter, kete here nga qyteti i Fierit. Sic konfirmohet zyrtarisht nga Komitetit i Greves se Urise i riu 30 vjecar nga Fieri eshte transportuar ne spital ne gjendje jo te mire shendetesore.

I treti i grevisteve ka lene ambientet e greves se urise rreth mesdites, pak perpara se njera nga mjeket qe ndjek situaten informoi se gjendja shendetesore e grevisteve eshte e renduar, perfshire edhe disa deputete, qe, sipas mjekes nuk pranojne te nderpresin greven, pavaresisht se shendeti i tyre eshte ne rrezik.

Rreth orës 15:00 një i ri nga Tirana u dërgua me urgjencë në spital për shkak të rëndimit të gjendjes së tij shëndetësore.Ndërkohë në rreth orës 21:00 të mbrëmjes me urgjencë në spital u dergua edhe 30-vjecari.

Që nga dita e parë e grevës së urise dhe mesditën e së shtunës ka shkuar në 12 numri i grevistëve që kanë ndërprerë grevën e urisë, pas rendimit te gjendjes se tyre shendetesore dhe domosodoshmerise per t’u trajtuar ne kushte spitalore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA