Shumëfishohen tarifat në gjykatë, prokurori…

08/05/2010 15:30

Prej një jave në Gjykatën e Tiranës dhe në të gjitha gjykatat në vend ka nisur aplikimi i tarifave të reja të dyfishuara për cdo kërkesë që qytetarët depozitojnë në këto sekretari.

Tarifat janë dyfishuar edhe për shërbimet që ofron Ministria e Drejtësisë apo prokuroritë në rrethe.

Tarifat jane rritur ndjeshem, vecanerisht për sherbimet që ofron gjykata, noteria dhe zyra e regjistrimit te pasurive te paluajtshme. Në listën e detyrimeve te reja qe duhet te paguajne qytetaret ku  bie ne sy se sherbimet me te shtrenjta dhe qe kushtojne me shume, jane kerkesat e padive per zgjidhje martese, e cila eshte trefishuar nga 3 ne 9 mije leke.

Po keshtu eshte katerfishuar detyrimi qe duhet te paguaje qytetari per pavlefshmeri te veprimeve juridike, nga 3 mije shkon ne 12 mije lek. Padite e shkaktimit te demit jane perllogaritur ne varesi te vleftes qe kerkon te demshperblehet i demtuari, konkretisht 3 perqindeshi i shumes qe kerkohet. Nderkohe jane dyfishuar sherbime te tilla si marrje vertetimi se personi nuk ka pengese ligjore per pajisje me pasaporte, leshim e deshmise se gjendjes gjyqeosre, leshim vertetimi nga gjykata se kerkuesi nuk eshte ne process gjyqesro.

Jane katerfishuar  tarifat e leshimit nga gjykata te cdo kopjeje vendimi apo cdo dokument qe kerkohet nga te interesuar, detyrimi qe duhet te paguhet shkon nga 200 leke ne 800 leke, vertetim fakti dhe ankimet kunder vendimeve te gjykates si dhe padite e pjestimit te paurise. Nderkohe tarifat jane katerfishuar edhe per sherbimin qe ofron Ministria e Drejtesise per legalizim te akteve te noterise, vlefta ka shkuar nga 200 leke ne 800 leke. Per prokurorine eshte katerfishuar tarifa e leshimit i vendimit te pushimit ose vendimit te mos fillimit te ceshjes penale. Po keshtu sherbimet qe ofrojne noteret jane rritur ne 2 perqind.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA