Shqiptarët e Greqisë, mbështetje PS-së

08/05/2010 09:35

Mbështetës të opozitës shqiptare u grumbulluan në Athinë për të shprehur solidaritetin e tyre me grevën e urisë së deputetëve këtu në Tiranë.

Shqiptarët që jetojnë në Greqi dhe janë anëtarë të degës së PS, u mblodhën në zyrat e partisë simotër të PASOK-ut në kryeqytetin grek.

Kryetari i grupit socialist, Anastas Murati ka premtuar mbështetje të nismës për sigurimin e transparencës zgjedhore.

“Ju jeni në krye të sakrificës dhe ne jemi me ju. Një pjesë e aktivistëve tanë këtu do të dërgohen në Tiranë”, ka pohuar Murati.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA