Rama: Gati për dialog; transparenca zgjidhje

08/05/2010 14:45

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama deklaroi se nuk është refuzuar asnjë ftesë për dialog, duke shprehur bindjen se e vetmja rrugë e zgjidhjes mbetet ajo e transparencës së zgjedhjeve.

“Ne jemi të gatshëm të dialogojmë sa më parë për rrugën e zgjidhjes”, u shpreh Rama, pas vizitës që bëri në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’, ku u takua me disa prej grevistëve që ndodhen atje për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tyre.

Rama theksoi se opozita është e vendosur të sakrifikojë dhe të përballet me cdo situatë për përmbushjen e kërkesës së transparencës së zgjedhjeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA