PS, tjetër grevist lë grevën e urisë

08/05/2010 08:50

Një tjetër grevist i Partisë Socialiste ka braktisur sot ambjentet ku po zhvillohet greva, para kryeministrisë, për t’u shtruar në spital për shkak të gjëndjes shëndetësore.

Sipas informacioneve të fundit, bëhet fjalë për 29 vjecarin Klodian Rira, i cili u ndje keq dhe është shoqëruar nga autoambulanca për në spital.

Rira, mbështetës i nismës së PS për transparencën e zgjedhjeve, ndodhej në grevë urie prej shtatë ditësh.

Ndërkohë, gjatë gjithë ditës së djeshme kanë qenë tre personat që janë larguar nga ambjentet e grevës për shkak të gjëndjes së rënduar shëndetësore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA