Një megapark industrial në Porto Romano

08/05/2010 09:15

Plani i qeverisë shqiptare për parkun energjetik të Porto Romanos përfshin dy termocentrale, një degazifikator, një rafineri nafte, si dhe një zonë të lirë ekonomike, përveç infrastrukturës ekzistuese të përbërë nga porti i hidrokarbureve dhe depozitat e naftës.

Projekti është hartuar nga qeveria gjatë viteve të fundit, por të enjten, ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti, e prezantoi atë përballë përfaqësuesve të kompanive të ndryshme që morën pjesë në forumin “Crans Montana” të zhvilluar në Tiranë.

“Presim 5 miliardë euro investime për komponentët e këtij parku industrial”, tha ministri Prifti në prezantimin e tij. “Kemi pasur shumë interesim nga investitorët për këtë projekt. Ajo që na pengon është një studim që pritet të përfundojë dhe që do të na tregojë ndikimin ambiental në zonën turistike të Durrësit. Pasi të kemi studimin, do të shohim nëse do të jepen leje për ndërtimin e të gjithë komponentëve të këtij parku energjetik”, vijoi më tej ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA