Nuk ka të ndalur “uria” për financim i rrugës Rrëshen-Kalimash, rreth 60 kilometra e gjatë.
Edhe pse qeveria inauguroi përfundimin e punimeve, një vit më parë, ku morën pjesë tre kryeministra, sërish rruga vijon të jetë “grabitësja” më e madhe e buxhetit të shtetit.
Madje, financimi i “Rrugës së Kombit” po kapërcen edhe parashikimin e Ministrisë së Financave, e cila priste rendiment më të ulët, për shkak se punët kanë përfunduar.
Mesa duket, fakti që rruga po vjel sërish para nga buxheti, i bie që tuneli po bëhet nga e para me fondet tona, pavarësisht se çarja në një njërën anë është përgjegjëse e kompanisë ndërtuese.
Të dhënat e fundit nga financat tregojnë se për rrugën janë akorduar gjatë periudhës janar-mars 2010, rreth 5 miliardë lekë, pa dhënë sqarime se për çfarë konkretisht janë dhënë këto fonde.
Aktualisht pezullimi i kalimit në rrugën Rrëshen-Kalimash është bërë për efekt të punimeve në tunel, i cili pritet të hapet brenda muajit maj.
Top Channel