Engel: Shqipëria ta zgjidhë vetë krizën

08/05/2010 09:00

Në një intervistë  për “Zërin e Amerikës”, ligjvënësi demokrat nga Nju Jorku, Eliot Engel, bashkëkryetar i grupit për çështjet shqiptare në Kongresin amerikan, bën thirrje që palët në Shqipëri ta zgjidhin vetë krizën politike.

Kongresmeni i njohur është shprehur se, si një vend që kërkon të anëtarësohet në BE, në Shqipëri duhet të ketë stabilitet.

“Besoj se shqiptarët duhet ta zgjidhin vetë situatën e krijuar politike. Nuk besoj se amerikanët duhet t’u tregojnë shqiptarëve se çfarë të bëjnë. Zgjedhjet siç dihet përfunduan me rezultat të ngushtë. Shqipëria ka një sistem demokratik. Procesi demokratik funksionoi. Njëra palë sot kundërshton dhe thotë se rezultati nuk ishte i drejtë, pala tjetër thotë se ka siguruar mandatin për të qeverisur. Por këtë duhet ta zgjidhin vetë shqiptarët, jo t’u thonë amerikanët si të veprojnë”, ka pohuar Engel.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA