Berisha rinis inaugurimet

08/05/2010 15:20

Në këtë kohë kur situata politike mbetet ende e pazgjidhur, kryeministri Sali Berisha i është rikthyer inaugurimit të investimeve në infrastrukturën rrugore, duke dhënë mesazhin e angazhimit të qeverisë për të përmirësuar jetën e qytetarëve.

Duke inaugurar rrugën turistike qe lidh Lezhën me Plazhin e Talës, kreu i qeverise tha se ky nuk është vetëm një investim që afron veriun e vendit dhe Kosovën me bregdetin shqiptar, por nje deshmi e realizimit te premtimit te qeverise per asfaltimin e te gjitha rrugeve turistike.

“Inaugurimi i sotëm i kësaj rruge përbën një akt të rëndësishëm në angazhimet, në projektet e qeverisë sime për të asfaltuar çdo kilometër rrugë që shkon drejt detit, nga Velipoja në Ksamil. Ata të cilët kanë qenë skeptikë dhe gjysmë mosbesues ndaj këtij projekti të madhe i ftoj të ndjekin Sali Berishën, se çdo javë nga një rrugë do të inaugurojmë”, u shpreh Berisha.

Ne takimin me banoret e Shenkollit kryeministri Berisha nuk ka prekur situaten politike ne vend, por i kushtoi vemendje objektivit kryesor te qeverise, integrimit europian dhe liberalizimit te vizave. Nje premtim, qe sipas kryeministrit berisha do te realizohet shume shpejt.

“Unë ju garantoj ju, se qeveria do të bëjë çdo përpjekje që çdo ditë, Shqipëria të marrë pamjen që meriton, Shqipëria të marrë pamjen e saj evropiane dhe evropiane është vetëm një Shqipëri , e cila i ofron qytetarëve të saj rrugë moderne, furnizim me ujë, shkolla moderne, shërbim shëndetësor modern. Evropiane është Shqipëria, qytetarët e së cilës lëvizin të lirë, në mbarë Evropën. Këtë vit ne do të fitojmë të drejtën të lëvizim të lirë në mbarë Evropën. Kjo përbën një arritje historike, të pritur në shekuj nga shqiptarët”, theksoi Berisha.

Gjate qendrimit ne qarkun e Lezhes kryeministri Berisha inauguroi edhe nisjen e punimeve ne rrugen qe lidh Lezhen me Rrilen, nje investim prej 900 mije eurosh. Por projekti me i madh, qe eshte ne perfundim sipas kryeministri Berisha eshte ndertimi i rruges turistike qe lidh Lezhen me Ulqinin.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA