Totti: Ndjesë për goditjen ndaj Balotelli-t

07/05/2010 08:55

Francesco Totti kërkon falje pas goditjes që i bëri futbollistit Balotelli në finalen e Kupës së Italisë.

“Eshtë e vërtetë kam gabuar, por gjëja më e shemtuar është se pas golit të gjithë të marrin në telefon, të mbështesin, por pas tre ditësh të gjithë të braktisin dhe pastaj mbetesh me miqtë e përhershëm”, tha kapiteni i Romës.

Totti është stigmatizuar, edhe nga shumë tifoza VIP të ekipit të Romës. Kapiteni vendosi të japë këtë mesazh disi të hidhur për tifozët.

Top Channel