Topi-ambasadorët: Dialog politik institucional

07/05/2010 13:30

Duhet të rifillojë sa më shpejt dialogu politik institucional, i cili është një hap i domosdoshëm dhe i rëndësishëm për kapërcimin e situatës së krijuar.

Ky është thelbi i mesazheve që dalin nga takimet e sotshme që kreu i vendit Bamir Topi zhvilloi me ambasadorin e KE-së Helmut Lohan dhe atë të Spanjës, Manuel Montobio de Balanse.

Sipas një njoftimi zyrtar të publikuar në faqen e presidencës, bashkëbiseduesit vlerësuan se situata e krijuar duhet të gjejë zgjidhje, në kërkim të ruajtjes së standardeve institucionale dhe të forcimit të vlerave demokratike në Shqipëri dhe ecurisë së suksesshme drejt integrimit të plotë të saj në Bashkimin Evropian.

Njoftimi konfirmon edhe takimet e paradites fillimisht mes presidentit Topi dhe zëvendëskryeministrit Ilir Meta dhe më pas mes kreut të shtetit dhe kryediplomatit amerikan në vendin tonë, John Withers, por pa dhënë detaje rreth tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA