Tjetër grevist përfundon në spital
07/05/2010 12:10
Ka shkuar në pesë numri i grevistëve të urisë që përfundojnë në spital për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tyre shëndetësore.
Në ditën e shtatë të grevës situata e grevistëve është e rënduar, ndërsa një staf mjekësor mban nën kontroll gjendjen kryesisht të të sëmurëve me diabet.
Nuredin Gora quhet mbështetësi i Partisë Socialiste, qe iu bashkua protestës së opozitës për transparencë të procesit zgjedhor, shendeti i te cilit u perkeqesua gjate oreve te fundit.
67-vjecari, i cili vuan edhe nga diabeti, është dërguar me urgjencë në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’.
Top Channel