Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi i ka bërë thirrje kryeministrit Berisha që të bëhet pjesë e zgjidhjes së krizës politike ne vend.
Ai ka theksuar në protestën e sotme të opozitës se “liria dhe demokracia e këtij vendi janë në rrezik”.
“Dil nga kulla Sali Berisha ku të kanë mbyllur ata që të kanë marrë peng. Bëhu pjesë e zgjidhjes sepse pavarësisht teje, zgjidhja do të vijë nëpërmjet zgjedhjeve te lira dhe demokratike. Fito lirinë tëndë qytetare Sali Berisha. Këtë mesazh po ta jep ditë pas ditë populli shqiptar”, deklaroi Ruçi.
“Liria dhe demokracia mund të vihen përkohësisht në pranga, por do të vijë një ditë kur ato do të triumfojnë. Do të vijë patjetër ajo ditë kur liria dhe demokracia do të bëhen të vërteta. Kjo ditë po vjen në mënyrë përfundimtare në Shqipëri falë sakrificës së këtyre njërëzve dhe solidaritetit të qytetarëve shqiptarë”, shtoi Ruçi.
Top Channel