Mourinho nën hetim
07/05/2010 15:45
Dueli Inter–Roma vazhdon ende. Drejtuesit e skuadrës së Romës janë gati të hapin një cështje gjyqësore ndaj trajnerit Mourinho, pas deklaratave të këtij të fundit pas fitimit të Kupës së Italisë.
Portugezi akuzoi drejtuesit e Romës duke thënë se ata mund t’i jepin para Sienës në ndeshjen e fundit të kampionatit për të mundur Interin. Menjëherë pas kësaj, klubi kryeqytetas ka deklaruar se do të ndjekë rrugën ligjore për të cuar deri në fund këtë cështje.
Deklaratat hipotetike te Mourinhos kanë shkuar edhe Federatën Italiane, e cila ende nuk ka dalë me një vendim zyrtar.
Top Channel