Meksi: Kauza e opozitës, Shqipëria evropiane
07/05/2010 19:10
Deputetja socialiste Ermelinda Meksi ka theksuar se kauza e opozitës është Shqipëria Evropiane. Duke folur në protestën e sotme të opozitës, Meksi ka deklaruar se po mbrohet kauza e votës së lirë.
“Sot të gjithë kërkojmë që Shqipëria të jetë si gjithë Evropa. Kauza jonë është një Shqipëri evropiane”, theksoi Meksi.
Ndërsa socialisti Bashkim Fino ka theksuar se “liria është e vetmja gjë në këtë botë që nuk ka çmim dhe nuk mund të jepet si lëmoshë”.
“Do të jemi këtu deri në ditën e madhe të fitores të të gjithë qytetarëve shqiptarë që do u kthehet sërish shpresa për kthimin e pronës. Kjo shpresë ka vetëm një emër: votën e lire, të ndershme dhe transparente”, theksoi Fino.
Top Channel