Masterat, vetëm me anglisht

07/05/2010 16:30

Të gjithë studentët për të vijuar masterin duhet të mbrojnë gjuhen angleze, përmes TOEFL-it. Kryeministri Sali Berisha, theksoi se ky ndryshim është  parashikuar në projektligjin e arsimit të larte të miratuar pak ditë më pare në qeveri.

“Qeveria javën e kaluar, në kuadër të thellimit të reformës për arsimin e lartë, ka përcaktuar TOEFL-in si kusht për të vazhduar studimet për master”, u shpreh Berisha, duke theksuar se ky ka qenë një hap i dosmosdoshëm.

Por ky nuk eshte ndryshimi i vetem. Kreu i qeverise tha se me buxhetin e shtetit per arsimin do te mbeshteten jo vetem shkollat publike por edhe ato private.

“Nuk do të jetë e largët dita kur buxheti i shtetit do të shpërndahet si për shkollat publike ashtu dhe për shkollat private”, theksoi kryeministri.

Konferenca e Rektoreve permes nje letre i ka kerkuar kreut te ekzekutivit qe te reflektoje mbi ndrshimet qe ka pesuar ligji i Arsimit te Larte, pasi disa nene jane antikushtetuese dhe cenojne autonomine e universiteteve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA