Kriza, Topi takohet me Withers
07/05/2010 11:20
Kriza politike në vend ka bërë që kreu i shtetit të lërë zyrën e tij dhe të zhvillojë një takim me ambasadorin amerikan John Withers, në rezidencën e këtij të fundit që ndodhet në periferi të Tiranës.
Më parë presidenti priti në një takim, numrin dy të qeverisë Ilir Meta, por nuk dihet asnjë detaj i bisedës mes tyre.
Në mesditë eshtë parashikuar një takim i kreut të vendit mes ambasadorët e KE-së dhe Spanjës, Lohan dhe Montobio.
Top Channel