Jaho: Anëtarët e gjykatave, me shumicë të cilësuar

07/05/2010 08:45

Në një kohë kur pritet që kreu i shtetit shqiptar, Bamir Topi, të dekretojë nga dita në ditë emrat e katër anëtarëve të Gjykatës së Lartë dhe gjashtë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, konstitucionalisti i njohur, Niazi Jaho, thekson se pëlqimi nga Kuvendi duhet të bëhet me shumicë të cilësuar, pasi kemi të bëjmë me një proces tejet të rëndësishëm.

Duke folur në një intervistë për gazetën “Shqip”, Jaho analizon rëndësinë e këtyre dy institucioneve dhe i mëshon argumentit të votimit me shumicë të cilësuar.

“Gjykata Kushtetuese garanton respektimin e Kushtetutës dhe bën interpretimin përfundimtar të saj, ndërsa Gjykata e Lartë është instanca më e lartë në sistemin gjyqësor. Gjykata Kushtetuese, veç të tjerash, është organi që vendos për pajtueshmërinë e ligjit me Kushtetutën, mosmarrëveshjet e kompetencës ndërmjet pushteteve, ndërsa Gjykata e Lartë shqyrton akuzat penale kundër Presidentit të Republikës, deputetëve etj”, deklaroi Jaho.

Ai bën analogji me Avokatin e Popullit, që zgjidhet me tre të pestat ndërsa gjyqtarët e këtyre dy institucioneve si Gjykata e Lartë dhe Kushtetuesja vetëm me shumicë të thjeshtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA