Greva e urisë, dy burra në spital
07/05/2010 13:50
Dy burra kanë përfunduar në spital sot për shkak të rëndimit të gjendjes shendetësore në ditën e shtatë të grevës së urisë.
Fillimisht 67-vjecari Nuredin Gora, i cili vuan nga sëmundja e diabetit, gjatë orëve të paradites u nis me urgjencë në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’.Më pas Edmond Prifti, nga Patosi 37 vjec, pati probleme me shëndetin duke u detyruar që me barrelë të lërë ambientet e grevës dhe të kërkojë ndihmën më të specializuar të mjekëve.
Ndërkohë mjeku Sabit Brokaj theksoi se gjendja e grevistëve sidomos të atyre që kanë probleme me diabetin është e rëndë ndaj njoftoi se këtyre grevistëve iu është rekomanduar që ta braktisin protesten.
Top Channel