Gerrard në shënjestrën e Real Madrid
07/05/2010 18:20
Real Madrid përfiton nga amullia në klubin e Liverpool duke u hedhur në sulm për mesfushorin Steven Gerrard.
Mesa duket presidenti Florentino Perez nuk ka ndërmend të ndalë shpenzimet marramendëse edhe pse këtë sezon Reali mund të mos fitojë asnjë trofe. Sipas gazetave spanjolle, klubi mbretëror ka gati 34 milionë euro për t’i marrë Liverpool-it kapitenin por pas tij edhe sulmuesin Fernando Torres.
“El Nino” është rritur në radhët e “armiqve” të Atletico Madrid dhe për këtë arsye operacioni për blerjen e tij duket shumë i vështirë. Këtë e ka konfirmuar edhe Arbeloa kur deklaroi: “Nuk besoj se Fernando do shkojë në Spanjë. Një gjë të tillë do ta bëjë vetëm nëse do luajë tek Atletico”.
Top Channel