Në një fjalë të mbajtur para protestuesve në grevën e urisë, kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule ka falënderuar Fierin dhe gjithë protestuesit për pjesëmarrjen në manifestimin e sotëm.
“Ju jeni pjesa më bujare më fisnike e këtij vendi. Ua dimë ne për nder kolegëve dhe mbështetësve të tyre. Po kalojnë plot ditë që i gjithë populli i ka sytë tek ky shesh, tek keta bij të demokracisë. Kjo betejë është e popullit sepse demokracia është pushteti i popullit, por ne vetëm qeverisje të popullit nuk kemi dhe këtij populli nuk i shërbehet. Qeveria po ngujohet në kutitë e vjedhjes së saj”, tha Dule.
Në vijim ai foli edhe për sulmin e deputetëve demokratë ndaj kreut socialist Edi Rama, të cilët e akuzuan se detyroi femrat të futeshin në grevë. “Në këtë protestë u sulmua pjesa më e nderuar, më fisnike, grate motrat dhe bijat tona. Koleget tona deputete ne parlament iu kundervunë motrave të tyre, iu kundërvunë shpresës. Ne falënderojmë ambasadorin e SHBA-se dhe i themi se këto janë idealet që na kanë mësuar etërit e demokracisë amerikane dhe për ato jemi këtu”, deklaroi Dule.
Në fund të fjalës, deputeti dhe kryetari i PBDNJ-së i bëri thirrje popullit të marrë pjesë në protestën e madhe të 9 majit. “Sot jemi në ditën e tetë dhe po i afrohemi fitores së madhe të idealeve të dëmokracisë. Në datën 9 maj të gjithë në shesh për orën e fitores”, përfundoi Dule.
Top Channel