Champions, Bayern sulmon UEFA-n
07/05/2010 13:25
Shpërthejnë polemikat mes Bayern dhe Inter, ose më mirë mes Bayern dhe Italisë, 15 ditë para finales së Champions League mes gjermanëve dhe zikaltërve.
Uli Hoeness, ish-yll i klubit bavarez dhe aktualisht drejtues i tij, akuzon UEFA-n se është dorëzuar para presioneve të italianëve.
Sipas Hoeness, i intervistuar pas konfirmimit të skualifikimit për 3 ndeshje të Franck Ribery, ka shumë italianë në postet kyce të UEFA-s, “të cilët kanë interesat e tyre”.
“Edhe arbitri Rosetti që përjashtoi Ribery ishte italian dhe ka shumë të tillë që kanë role të rëndësishme, ndërsa gjerman është vetëm një. Prandaj kemi një moral të ulët”, ka pohuar Hoeness.
Top Channel