
Veç barnave farmaceutike, të cilat tregtohen pa TVSH, një pjesë e mirë e materialeve dhe pajisjeve mjekësore, si dhe produkte të tjera dermokozmetike mendohet se do të kenë lehtësira për t’u tregtuar në vend.
Produkte të tilla nuk janë 100 për qind shërbime farmaceutike të mirëfillta, siç konsiderohen barnat dhe medikamentet, por janë shumë pranë këtij grupi.
Menjëherë pas uljes së akcizës për produktet e “luksit”, si parfumet, deodorantët apo “stolive” të tjera estetike, dje, në mbledhjen e qeverisë, është bërë publik edhe projekti për të ulur me 10 për qind Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, TVSH, për shërbimet farmaceutike, shëndetësore.
Në kuadrin e reformës në shëndetësi, mendohet të zgjerohen më tej hapësirat publike dhe private për shërbime që janë jetike për qytetarët shqiptarë. Sipas qeverisë, duke përgjysmuar TVSH-në, do të krijohet terreni i përshtatshëm që të investohen qindra miliona euro më shumë, duke i dhënë fund spekulimit të paskrupullt të disa importuesve të ilaçeve.
Kryeministri Berisha njoftoi dje, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, aplikimin së shpejti të një mase të re të qeverisë, uljen në 10 për qind të TVSH-së, në sektorin e shëndetësisë.
Kjo ulje nuk do të jetë vetëm në shërbimin shëndetësor, po edhe në fushën e teknologjisë së informacionit e të komunikimit, ICT. Sipas Kryeministri, ky është vazhdim i mëtejshëm i revolucionit fiskal, si një proces i domosdoshëm për të lehtësuar dhe përmirësuar klimën e biznesit.
Top Channel