Toci: Protesta është përhapur në të gjithë vendin

06/05/2010 22:00

Deputeti socialist, Fatmir Toci ka bërë një ekspoze të situatës kur ka kaluar rreth 1 javë nga greva dhe protesta e opozitës.

“Ka një përshkallëzim të protestës në të gjitha qytetet. Njerëz që nuk kanë mundësi të jenë këtu dhe kanë merak për gjendjen shëndetësore të grevistëve po protestojnë”, theksoi Toci.

Më tej, ai shtoi se protesta dhe greva po zhvillohen për shkak të transparencës së zgjedhjeve që ende nuk është bërë dhe për shkak të gjendjes ekonomike që spas Tocit, ka arritur deri në kufijtë e katastrofës.

“Deri në 48 % e zonave rurale i marrin ushqimet me listë dhe në një situatë të tillë menyra e vetme janë protestat. Shqiperia ka ngelur pa i zgjidhur ende problemet e vitit 1990”, shtoi deputeti socialist, sipas të cilit, menyra e vetme për të zgjidhur këto dy problematika është greva.    

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA