Tiranë, grabitet filiali i një banke

06/05/2010 11:00

Grabitet filiali i një banke që ndodhet në autostradën Tiranë-Vorë, rreth dy kilometra nga mbikalimi i Kamzës.

Sipas informacioneve të fundit bëhet fjalë për dy persona të maskuar dhe të armatosur, të cilët brenda disa sekondave kanë marrë paratë e sportelit të filialit të ‘Tirana Bank’ dhe të disa klienteve që ndodheshin aty.

Policia ka mbërritur në vendngjarje, ndërkohë autorët janë në kërkim. Nuk dihet ende shuma e grabitur dhe identiteti i grabitësve, të cilët cdo gjë e kanë kryer me shpejtësi të madhe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA