T’i thuash burgut “hapu”…

06/05/2010 17:10

Në Norvegji është ndërtuar pas 10 viteve punime, një nga burgjet më të mirë në botë, të cilin do ta ketë zili cdo i burgosur.

Ka kushtuar plot 252 milionë dollarë ndërtesa dhe ambientet e burgut në Halden Fengsel që ndodhet në jug-lindje të vendit nordik.

Me plot kuptimin e fjalës, të burgosurit nuk do kenë për cfarë të ankohen, pasi përvec peisazhit piktoresk, dhomat brenda ofrojnë gjithë komoditetin e duhur, që nga televizori LCD dhe deri tek mobiljet e qëndrat e argëtimit.

Hapësirat e mëdha të burgut kanë edhe një palestër moderne si dhe një studio regjistrimi.  

FOTO GALERI
1/5
Norvegji, ndërtohet burgu më luksoz në botë

Top Channel