Si po e “ha” deti Shqipërinë

06/05/2010 18:55

Deti, kjo bukuri natyrore me efekte kuruese dhe clodhëse duket se nuk do të jetë shumë bujar me njerëzimin në një kohë të larget.

Në rruzullin tokësor 70 % e sipërfaqes është e mbuluar me ujë dhe 30 % me tokë, sipërfaqe që duket se njerëzimi nuk do ta gezoje të gjithën, për shkak të abrazionit ku deti merr nga sipërfaqja e tokës.

Por si po preket Shqipëria nga ky fenomen? Me keto ritme te ngrohjes globale mendohet qe niveli i detit te ngrihet 61 cm ne bregdetin e vendit tone. Durrësi, Vlora, apo qytete të tjera bregdetare janë ato që rezikojnë më tepër. Shefi i informacionit detar ne drejtorine e hartografise, Nderim Bajraktari, thote se vija bregdetare e vendit tone ka pesuar ndryshime per keto shkaqe.

Vija ndarese e detit Adriatik eshte e prirur te pesoje me teper devijacione se deti Jon pasi shtrati i tij eshte ranor. Ne ultesiren e bregdetit tone, vija detare ka levizur me 20 km avance, qe ne kohen e romakeve te cilet ankoronin anijet ne bregdetin tone, dy mijë vjet më herët.

20 kilometra nuk është një distancë e vogël. Nje rast konkret ne 10 vitet e fundit te erozionit detar eshte plazhi i Patokut i cili u perpi nga deti. Si pasoje e zhvendosjes se grykederdhjes se lumenjve, nga levizja e vijes bregdetare, aktualisht po formohet nje plazh i ri perballe lugines se Patokut, të cilën rrezikojmë ta humbasim përgjithmonë pas disa vitesh.

Nëse i shikojmë nga njëri vit në tjetrin, devijacionet e vijes bregdetare nuk e transformojne dukshëm formen e hartes se territorit tone pasi ndryshimet jane te paperfillshme per t’u hedhur ne leter. Por në një vështrim më afatgjatë, ajo që do të mbetet nga Shqipëria nëse vazhdojmë të humbasim tokë me këto ritme, do të jetë vërtetë trishtuese.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA