Ramiz Alia rrëfehet për librin “Jeta Ime”

06/05/2010 20:20

Ramiz Alia flet ne një intervistë në Top Channel për librin e tij të ri, “Jeta Ime”, duke pranuar disa nga gabimet e Enver Hoxhës me luftën e klasave.

Ish presidenti shprehet se me persekutimin e të përndjekurve e kanë pësuar edhe njerëz të pafajshëm. Alia flet edhe per Koci Xoxen e Mehmet Shehun e të tjerë ish funksionarë të lartë të dënuar nga regjimi i atëhershëm.

“Unë kam shkuruar në këtë libër atë realitet që ka jetuar Shqipëria në kohën për të cilën kam shkruar, me të mirat dhë me të këqijat. Unë mendimin tim e kam shprehur qartë”, shprehet ish presidenti. Në lidhje me Enver Hoxhën ai shton: “Në librin tim rëndësi themelore ka roli pozitiv që ka pasur Enver Hoxha. Të meta edhe ka pasur si psh lufta e klasave dhe ne atë luftë disa njerez kanë shkuar kot. Këto i quaj gabime dhe në këto gabime kane gisht të tërë, duke filluar që nga Enver Hoxha e deri tek unë”, shton Alia.

Në vijim ai bëri një paralelizëm për kujdesin që tregon sot qeveria me kujdesin që tregonte regjimi për njerëzit. “Nuk ka dyshim që unë nuk e krahasoj kujdesin që tregonte regjimi për popullin me kujdesin që tregojn sot regjimi i Sali Berishes. Berisha dhe gjithe rrethi i tij janë krejt në kundërshtim me interesat e popullit. Shikoni c’pasuri kanë ministrant sot”, vijon Ramiz Alia.

Ai flet edhe për cështjen e internimeve e ekzekutimeve, duke e pranuar se disa prej tyre kanë qënë të padrejta: “Unë i përmend internimet në libër dhe për një pjesë të tyre me vjen keq, por për një pjesë si puna e Koci Xoxes jo, sepse ka punuar në dëm të Shqipërisë. Kërkoj ndjesë, por ato që janë bërë duhen verifikuar në praktikë sepse ka gjëra të padrejta, por unë nuk i kam bërë vetë që të kërkoj falje, sepse une nuk kam qënë në organizmat gjyqësorë apo ato të Sigurimit të Shtëtit”, përfundon Alia rrëfimin e tij në Top Channel.  

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA