Rama-Fini, bisedime për situatën politike

06/05/2010 20:00

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Edi Rama ka takuar pasdite presidentin e Dhomës së Deputetëve të Parlamentit italian, Xhianfranko Fini.

Zoti Rama i dhuroi zoti Fini celësin e qytetit dhe kullën e sahatit, simbole të kryeqytetit. Kryebashkiaku Rama e njohu zotin Fini me ndryshimet pozitive dhe zhvillimet në kryeqytetin shqiptar.

Po kështu, kreu i bashkisë, që është njëkohësisht dhe lideri i opozitës shqiptare, nisur edhe nga kriza e krijuar dhe protesta në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, e njohu mikun italian me zhvillimet politike dhe qëndrimin e forcës politike qe ai kryeson.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA