Pranga dy personave, akuzohen për mashtrim

06/05/2010 14:00

Drejtoria Kundër Krimit Financiar në bashkëpunim me Task Force të Tiranës arrestuan dy persona gjate aksionit te koduar “Rruga pa sukses”.

Policia tha ne nje komunikim per shtyp se, Valon Kycyku 35 vjeç nga Prizreni dhe Burim Haxhiolli, 31 vjeç nga Suhareka kane mashtruar te pakten 100 shtetas shqiptare me pretekstin, e trajnimeve ne fushen e biznesit.

Viktimat e mashtrimit paguanin nga 2.290 Euro secili per t’u anetaresuar ne kete shoqeri, me premtimin se do te pasuroheshin ne momentin qe do te rekrutonte secili tre qytetare te tjere per te marre pjese ne trajnim. Policia tha se si prove materiale ka dokumentacionin qe i implikon dy kosovaret ne nje skeme te ngjashme me ate te piramidave te vitit 1997.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta