Porti detar “Dajti”

06/05/2010 19:20

Ai që sot duket si një det banesash e popullsie njerëzore, dikur ka qenë një det i vërtetë.

Asgjë nga e sotmja nuk i përngjan fushës me kohën e saj të gjenezës. Aty ku sot shtrihet Tirana, rrethinat e saj dhe më gjerë, miliona vjet më parë zona mbulohej nga uji. Një prej dëshmive të kësaj teorie studiuesit e bazojnë në guaskat dhe fosilet detare të cilat gjenden edhe sot në kalanë e Tujanit, 200 metra mbi nivelin e detit.

Për studiuesit, teoria e mbulimit të zonës nga uji gjen baza të forta mbeshtetjeje në gjurmë, të cilat edhe pas miliona vjetësh transformimi të sipërfaqes, ruhen edhe sot dukshëm në të dy krahët e Tiranës, nga Krraba në Petrelë, nga Ndroqi në Vorë deri në kepin e Rodonit.

Prof. doc. Çerçiz Durmishi, sendimentolog, do të gjurmojë një varrezë fosilesh detare, në parkun Kombëtar të Dajtit, në Priskë. “Jemi në krahun lindor të Tiranës, ku në këtë formacion kemi guaska. Këto guacka tregojnë se kur janë formuar kemi pasur praninë e detit, që nga llogaritjet mendohet se janë reth 15 miliarde vjecare”, shprehet ai.

Aty ku sot rriten bimë, shkurre e pemë, dikur popullohej nga peshqit, koralet dhe bimësia nënujore. “Po të shikojmë këto gjurmë, janë figura sedimentare. Janë gjurmët e kativitetit të gjurmëlenësve që duke kërkuar ushqimin lëvizin nga thellësia e detit drejt sipërfaqjes”, shton profesori. Diku më tutje në zonë, profesor Durmishi zbulon një masiv shkëmbor ku gjenden provat e ekzistencës së jetës detare.

Perikli Qirjazi, prof. doc në disiplinën e Gjeografisë do na tregojë gjurmët e vijës bregdetare të detit të dikurshëm që zinte fill deri në majën e dajtit të sotëm. “Jemi në taracën detare të Dajtit, e cila është formuar nga valëzimi i detit 13-7 milion vjet më parë. Këtu janë gjurmët e qarta. E gjithë kjo fushë është rezultat i abrazionit detar. Me kalimin e kohës uji është tëhequr drejt perëndimit dhe është zbuluar kjo fushë”, pohon ai.

Gjurmët e sotme detare janë një udhërrëfyes i cili po i çon studiuesit drejt përfundimeve të përafërta për nivelin e ujit që zinte vend mbi këtë territor. Sot kjo tokë e tharë e populluar nga qindra mijëra banorë, është vetëm një fragment i historisë së transformimeve të së shkuarës dhe asaj që askush nuk mund të përfytyrojë si do jetë. “Ngrohja e klimës do të thotë shkrirje e akujve dhe shkrirja e akujve do të thotë ngritje të nivelit të oqeanit botëror. Uji i detit do të vijë në drejtim të tokës. Me siguri, konfiguracioni i kontinentev do të ndryshojë sic edhe ka ndryshuar”, thekson prof Qirjazi.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA