Ngjela: Protesta po sensibilizon shoqërinë

06/05/2010 22:10

Kryetari i Partisë për Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela ka deklaruar se vendi po qeveriset nga një ekzekutiv me vota të vjedhura.

Duke folur në emisionin “Top Story” në Top Channel, Ngjela është shprehur se protesta e opozitës synon të sensibilizojë shoqërinë se kryeministri ka grabitur votat.

“Është një kryeministër që i provon shoqërisë se i ka vjedhur zgjedhjet. Grevistët duan të sensibilizojnë shoqërinë që të kërkojë transparencën”, ka pohuar Ngjela.

Ngjela ka theksuar se një tjetër problem që ka përfshirë vendin është kriza ekonomike, të cilën sipas tij kryeministri vazhdon ta mohojë.

“Është një krizë ekonomike me një rënie të vazhdueshme të saj dhe ai del e flet brockulla”, ka nënvizuar Ngjela.

Avokati ka shtuar më tej se protesta e opozitës synon ristrukturimin e shtetit, i cili aktualisht nuk ekziston.

“Kërkohet një strukturim i një shteti që nuk ekziston dhe kjo protestë tregon se këta që kërkojnë pushtetin do të dinë të sistemojnë të ardhmen”, ka shtuar Ngjela.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA