Mourinho shokon sërish futbollin italian

06/05/2010 20:40

Futbolli italian nuk gjen paqe për shkak të polemikave të njëpasnjëshmë, sidomos në aksin Roma-Inter.

Pas finales së Kupës të fituar nga zikaltërtit mes tensionit në fushë, Jose Mourinho kryen një tjetër ofensivë, këtë herë në media. Ai i trondit të gjithë kur thotë se Roma mund të paguajë Sienën që t’i marrë pikë Interit në ndeshjen e fundit të kampionatit.

“Kush e di, Roma mund të ketë kursyer premion e Kupës së Italisë per t’i dhënë disa para Siena-s që të na mundë në ndeshjen e fundit të kampionatit”, thumbon portugezi. Në vijim, ai ka shtuar se nuk dëshiron të dëgjojë për tripletë, sepse Interi ka edhe dy ndeshje të rëndësishme përballë Chievo-s dhe Siena-s.

“Nëse është e vërtetë që presidenti i Siena-s ka premtuar premio për të na mundur, Roma mund të ketë paguar me shpërblimin e premtuar për Kupën e Italisë”, shprehet “I vecanti”.  

Top Channel