Milo: Qeveria, e zhytur në korrupsion

06/05/2010 19:30

Kryetari i PDS, Paskal Milo, gjatë fjalës së tij në protestën e opozitës, e ka vënë theksin tek korrupsioni dhe premtimet e pambajtura të qeverisë.

Milo ka deklaruar se korrupsioni në vend ka kapur nivele të paregjistruara më parë dhe ka nënvizuar se kryeministri nuk ka se si të dalë përpara shqiptarëve.

“Si do t’i përgjigjet qeveria raportit të ri ndërkombëtar që thotë se korrupsioni është rritur si kurrë më parë? S’i do t’u përgjigjet qytetarëve për premtimet e pambajtura? Nuk ka shqiptar të besojë në ato c’ka janë premtuar një vit më parë”, ka pohuar Milo.

Milo ka ftuar të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në protestën e ditës së diel, me qëllim mbrojtjen e vlerave të demokracisë.

“Ajo është dita e Evropës, por është edhe dita e thirrjes për vigjilencë, që sot do të thotë demokraci, do të thotë që të dalim në shesh për të mbrojtur vlerat e demokracisë”, ka shtuar Milo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA