Meta: Ka hapësira për dialog

06/05/2010 14:40

Zëvendeskryeministri Ilir Meta deklaroi sot se ka hapësira që përmes dialogut të ecet përpara drejt daljes nga kjo situatë e krijuar.

Numri dy i qeverisë theksoi se përmes ligjit mund të merren në konsideratë të gjithë cështjet e ngritura nga opozita.

Duke folur në një konferencë për mediat, Meta theksoi se mbeten për t’u eksploruar menyra për të kombinuar transparencën me Kushtetutën dhe kushtetuetshmërinë.

“Unë mbështes vetëm dialogun dhe cdo takim është i dobishëm, pasi palët duhet të heqin barrikadat sepse zgjidhja do të sillte normalitetin demokratik dhe politik. Jam i bindur që kryeministri Berisha është i gatshëm për t’u takuar me kreun e opozitës Edi Rama dhe jam i bindur që vullneti i mazhorancës është që të ecim përpara drejt një zgjidhjeje demokratike”, u shpreh Meta.

Zëvendëskryeministri bëri apel për bisedime pasi dialogu nuk është ezauruar, duke shprehur bindjen se me bisedime këto cështje mund të zgjidhen.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta