Kroaci, futbollisti vdes në fushë, gjyqtari e ndëshkon

06/05/2010 15:45

Tragjedi në futbollin kroat ku një lojtar ka ndërruar jetë në fushën e blertë.

Bëhet fjalë për Goran Tunjic, lojtar i skuadrës Mldost Fc, i cili u shtri në fushë pa ndjenja gjatë ndeshjes kundër Hratski Sokola.

Pa e goditur asnjë kundërshtar ai u rrëzua dhe arbitri nuk humbi kohë, duke i dhënë karton të verdhë për simulim por lojtari nuk lëvizi pasi në fakt ai kishte ndërruar jetë.

Arbitri e kuptoi gabimin vetëm pas pak minutash, por ishte shumë vonë për të ndërhyrë. Sipas mjekëve, Goran Tunjic vdiq për shkak të një ataku në zemër edhe pse ai nuk kishte pasur asnjëherë probleme shëndetësore.

Top Channel