Interi, festa vazhdon

06/05/2010 12:30

Interi i Mourinhos ka filluar marshimin drejt “grand slam”-it, fitimi i 3 trofeve të rëndësishëm brenda 1 sezoni.

Shumë tifozë interistë kanë pritur edhe këtë herë në aeroportin e Milanos, Malpensa skuadrën fituese.

Por ndryshe nga 1 javë më parë, këtë herë duket se loja e mirë e Ballotelit në finalen ndaj Romës ka sjellë dhe paqen mes tij dhe tifozerisë zikaltër.

Ashtu siç ndodhi pas ndeshjes me Barçën, edhe këtë herë tifozët e Interit nuk kanë përtuar të veshin sheshet dhe rrugët me të njohura të Milanos me ngjyrat e skuadrës së tyre.

Por në Romë, fitorja e Interit është pasuar nga incidente mes dy tifozerive.

Festa e interistëve është prishur kur njëri prej tyre është plagosur dhe është dërguar menjëherë në spital, ndërkohë që 11 të tjerë janë arrestuar.

1 ditë pas ndeshjes vazhdojnë ende polemikat për gjestin antisportiv të Totit ndaj Ballotelit.

Shumë medja shkruajnë se ky veprim i kapitenit të Romës do ta lërë jashtë botërorit.

Vetë Toti deklaroi se nuk mund të injoronte ofendimet që bëri Balotelli ndaj një populli të tërë.

Ndërkohë që presidenti i Komitetit Olimpik Italian, Gianni Petrucci nuk është shprehur për gjestin e Totit, por ka deklaruar se Interi është fitues në garë, ndërsa Ranieri fitues jashtë saj, për deklaratat që ruajtën etikën.

Top Channel